fbpx

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen vetëm në 24 orët e fundit

nga Revista Kosovarja

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të kaluara në vendin tonë. Sipas njoftimit të policisë dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, derisa nga një rast në Ferizaj, në Podujevë, në Gjakovë dhe në Pejë.

Tre nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse tre të tjerë janë dërguar në mbajtje, derisa dy nga viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 20.04.2025 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare dhe disa personave tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Podujevë / 21.04.2025 – 17:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur dhe ndaj viktimës femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 21.04.2025 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ferizaj / 21.04.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 21.04.2025 – 07:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 21.04.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit dhe intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]