fbpx

Gjekë Dushaj vjen me dy hite, një këngë për gruan dhe një për dasmën në Malësi

nga Revista Kosovarja

Gjekë Dushaj, këngëtari i njohur shqiptar nga Mali i Zi, por që jeton e vepron në Amerikë, është kthyer me dy projekte të reja muzikore, të cilave tashmë u ka dhënë dritën e gjelbërt dhe gjenden në Youtube.

Edhe në këngët e reja, Gjekë Dushaj sjell në nuanca frymën e këngëve autentike shqiptare, duke bërë që projektet e tij të tingëllojnë mjaftë veçantë e të pëlqehen nga publiku i gjerë.

Artist, këtë verë lansoj “Ju ka ftu n’dasëm Malsia” dhe “Ulqinaken unë e mora”, që është këngë të cilen këngëtari ja ka dedikuar bashkëshortes së tij ulqinake.

Muzikën e këngës “Ju ka ftu n’dasëm Malësia” e ka bërë vetë Gjekë Dushaj, teksti nga Gjovalin Dushaj, ndërkaq videoklipet e dy projekteve janë realizuar nga Pjetër Dedivanaj. Edhe muzikën dhe orkestrimin e këngës “Ulqinaken unë e mora”, e ka bërë vetë këngëtari, ndërkaq në solo paraqitet Safet Beqaj.

Këngëtari nga Traboini i Hotit të Malësisë së Madhe të Malit të Zi, që jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një nga mjeshtrit e muzikës shqipe, me një mori këngësh, kompozimesh e orkestrimesh për vete dhe shumë këngëtar të tjerë që e frekuentojnë studion e tij “Studio Zani Traboinit” në Miçigan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]