fbpx

Gjenden të vdekur dy persona, njëri në Pejë e tjetri në Klinë

nga Revista Kosovarja

Është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Klinë, njofton policia. Sipas policisë mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës nga shtëpia e tij.

“Raportohet se në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Mjekësia ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të viktimës. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Pa shenja jetë është gjetur edhe një grua në Pejë, siç njofton policia trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e saj viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bënë ët ditur policia në raportin 24 orësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]