fbpx

Gjendet e vdekur një femër në tarracën e banesës në Pejë- Policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një femër është gjetur e vdekur në tarracën e banesës së saj në Pejë. Dyshimet për zhdukjen e viktimës i kishte ngritur një i afërm i saj i cili kishte kërkuar ndihmë nga policia për hapjen e derës së banesës.

Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjës me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova

“Sot me datë 28.04.2025, rreth orës 09:25, Policia është njoftuar nga një person i afert me viktimen, i cili deklaron se qe nga data 27.04.2025, në mbrëmje viktima nuk është duke ju përgjigjur në telefon. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjës, dhe me urdhër të prokurorit te shtetit e ka hapur derën e hyrjës me forcë, derisa në terasën e banesës është gjetur një person (femër) pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ruvoga për Insajderin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]