fbpx

Gjendet i vdekur një 52-vjeçar në Livoq të Epërm në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në fshatin Livoq i Epërm i Gjilanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ju njoftojmë se rreth orës 13:31 të datës 24.12.2022, Policia e Kosovës në Gjilan e ka marrë një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoq i Epërm – Gjilan”, ka thënë Hashani.

“Sipas të dhënave të para, personi është shtetas i Kosovës rreth 52-vjeç. Njësitet policore patrulluese janë në sigurimin e vendit të ngjarjes. Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”.

Rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]