fbpx

Gjendet i vdekur një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

jë trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.

Zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci, ka shtuar se është raportuar për një person të shtrirë në tokë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Borovci.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]