fbpx

Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Pejë, Policia gjen në vendngjarje armë e fishekë

nga Revista Kosovarja

Një burrë është gjetur i vdekur në një shtëpi të pabanuar në Pejë. Për rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet.

Sipas raportit 24 orësh, Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

“Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]