139
Një trup pa shenja jete është gjetur pranë një ure të lumit në fshatin Vernicë të Vushtrrisë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:03.
Një dëshmitar ka raportuar rastin në polici, menjëherë pasi kishte parë trupin e pajetë të viktimës, buzë urës së lumit.
“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar” thuhet në raportin policor.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.