fbpx

Gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar në Prizren, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren, sot rreth orës 07:30 të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa nga policia është hapur rast “Hetim i vdekjes”.

“Më 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emergjencës. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha Bytyqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]