95
Mëngjesin e djeshëm në Lipjan është gjetur pa shenja jete një grua kosovare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.