fbpx

Gjermani: Të shtëna me armë zjarri në një supermarket, dy të vdekur

nga Revista Kosovarja

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një supermarket në Gjermani.

Rasti tragjik ka ndodhur mesditën e së martës në pjesën Treysa të qytetit Schwalmstadt.

Sipas policisë një person e ka goditur me armë zjarri një grua duke e lënë të vdekur, dhe më pas e ka vrarë vetën.

Nuk bëhen të ditur detajet rreth motivit të sulmit, shkruan Die Welt përcjell Klankosova.tv

Në njoftimin e organeve të rendit theksohet se viktima është një grua 53 vjeçare derisa për të dyshuarin i cili e kishte shkaktuar sulmin thuhet se është një 58 vjeçar.

Në momentin e sulmit raportohet se brenda supermarketit kishte shumë njerëz.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]