fbpx

Gjesti ‘hot’ i Blerandos në skenë ‘ndez’ rrjetin

nga Revista Kosovarja

Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando duket se i ka përvishur mëngët për atë që di të bëjë më së miri, performancat.

Ai sot ka qenë i ftuar në një prej klubeve të Zvicrës ku përballë një audience 100 përqind femërore, ka interpretuar hitet e tij.

Turma ka qenë elektrizuese me Blerandon që ka ngritur temperaturat edhe më shumë me ngjitjen në skenë ‘shirtless’ dhe lëvizje sensuale të cilat janë komentuar jo pak.

Një pjesë e ndjekësve e kanë komentuar si skenik e të tjerë të tepërt këtë veprim që po shkakton shumë zhurmë në rrjet!

Për më pak fjalë, videot në vijim i thonë të gjitha!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]