fbpx

Gjesti zbulon nëse ka takuar Djellzën pas finales së ‘BBVA’

nga Revista Kosovarja

Në “Post Big Brother VIP”, Gjesti ka folur mbrëmjen e djeshme për marrëdhënien e tij të dikurshme me Djellzën, vajzën me të cilën kishte ndarë një histori të fortë dashurie përpara hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kur reperi u pyet nëse ka pasur ndonjë kontakt me të pas përfundimit të spektaklit, ai pranoi se deri më tani nuk janë takuar dhe as kanë komunikuar.

“Ende nuk e kam takuar. Nuk kemi pasur kontakt. Por një ditë do ta takoj dhe do t’i kthej gjithë të mirat që ajo ka bërë për mua,” u shpreh Gjesti.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]