fbpx

Gjiko aq i dhënë pas Elitës: Sfidat e jetës shkojnë e vijnë, e ty të kam gjithmonë në krahun tim

nga Revista Kosovarja

Fjalët më të mira të mundshme u thanë dje nga reperi Gjiko drejtuar gruas së tij Elita Rudi dhe pikërisht në ditëlindjen e saj.

Përmes imazheve të shumta nga Turqia, ku edhe po kalojnë pushimet, Gjiko tregoi se sa romantik dhe protektiv është ndaj njeriut që po e ndan jetën, shkruan Kosovarja.

Reperi pejan tregoi se Elita qëndron gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht sfidave të jetës.

“Sfidat e jetës shkojnë e vijnë e ty të kam gjithmonë në krahun tim”, shkroi ai.

“Urime ditëlindja dashuri të paçim gjithmonë”, vijon postimi.

Gjiko dhe Elita kaherë janë të martuar dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]