fbpx

Gjilan: Gruaja sulmohet seksualisht, arrestohet bashkëshorti dhe një burrë tjetër

nga Revista Kosovarja

Një grua dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë në Gjilan të dielën, derisa në dijeni për rastin ka qenë edhe bashkëshorti i saj.

Policia tha se i dyshuari për sulm seksual dhe bashkëshorti i viktimës, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, tha policia në raportin 24-orësh.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje”, tha policia.

Njësitet policore janë duke vazhduar hetimin e ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]