68
Ka nisur marshi protestues “Traumë, jo Lojë”, i cili është organizuar kundër sulmit seksual ndaj një të miture, nga dy të mitur të tjerë në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë.
Në këtë marsh po marrin pjesë nxënësit e tri gjimnazeve kryesore të Prishtinës.
Nxënësit kanë mbajtur parulla në të cilat shkruhet “Ngrite zërin se je femër”, “Mëso djalin me respektu e mësoj vajzën me luftu”, “Dardha pikë nën dardhë, dhuna pikë nën dhunë” e parulla të tjera.