fbpx

Gjini thotë se s’beson që AAK do të marrë ftesë nga Kurti

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se deri sot nuk kanë marrë ndonjë ftesë për konsultim nga kreu i VV-së, Albin Kurti, dhe tha se nuk beson që do ta marrin një të tillë.

Gjini u shpreh se AAK-ja e ka bë tepër evidente që nuk ka kurrfarë vullneti të bashkëpunojë me Kurtin për krijimin e qeverisë së re.

“Ne nuk besojmë që është në të mirën e Kosovën të vazhdojë të qeverisë Albin Kurti. E ka thënë kryetari Haradinaj vet që jo vetëm ai por ka shumë prej nesh që kur jemi në politikë i synojmë postet politike por i synojmë për një qëllim, që fundi i fundit mund të duket egoiste por është për Kosovën”.

“Nëse në një rrethanë të caktuar ne besojmë se nuk mund t’i japim diçka Kosovës në një format të caktuar, atëherë përgjigja është ‘jo’, kryetari Haradinaj ka thënë ‘jo me çfarëdo çmimi’”, tha Gjini në Klan Kosova.

Ai më tej e komentoi edhe letrën e Kurtit, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për konsultime, duke thënë se “jemi në një fazë ku letrat dhe fjalët e kanë qëllim vetëm manipulimin e opinionit publik”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]