fbpx

Gjoshi, PDK: Rastësi jo e vogël, një ditë pas intervistimit të Albulena Haxhiut nga prokuroria

nga Revista Kosovarja

Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas djegies së dy zyrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ai e ka cilësuar si fatkeqësi këtë rast, derisa ka kërkuar që sa më parë, duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

Gjoshi tutje ka shtuar se kjo ngjarje nuk është rastësi e vogël, derisa ka përmendur që ndodhi një ditë pas intervistimit të ministres Albulena Haxhiu nga prokuroria.

“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook

https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/908578734019022?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]