91
Është arrestuar një person në Sopijë të Suharekës nën dyshimin se i njëjti me 28 nëntor të këtij viti kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: një gjysmë automatike, një pistoletë, 118 copë fishekë dhe 25 copë fishekë të kalibrit tjetër.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.