fbpx

Gjuajtje me shok-bombë në Rudar te bllokadat

nga Revista Kosovarja

Gjuajtje me shok-bomba janë regjistruar para pak minutash në Rudar, afër Zveçanit, aty ku janë vendosur bllokadat nga serbët e veriut.

Dëgjohen të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok

Kështu raporton koha.net.

Policia e Kosovës ka njoftuar të shtunën se i ka mbyllur përkohësisht rrugët që çojnë drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë, pas arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për organizim sulmesh ndaj zyrtarëve të KQZ-së e Policisë së Kosovës.

Një polic u plagos të enjten nga një sulm me armë të gjata në Zveçan, në ditën kur u njoftua se Policia ka shtuar praninë në veri.

Pas ngritjes së tensioneve në veri, në prag të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar sot se zgjedhjet janë shtyrë për në prill.

Muajin e shkuar serbët vendosën t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës pasi Qeveria vendosi t’i ndëshkojë pronarët e veturave me targa ilegale, të lëshuara nga Serbia. Në mesin e të dorëhequrve pati qindra policë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]