fbpx

Gjuriq pajtohet me masat e Qeverisë Kurti

nga Revista Kosovarja

Masat e Qeverisë në detyrë do të përfillen edhe nga komunat e veriut, ka konfirmuar kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, vetëm se për zbatim të tyre kanë marrë miratimin e Marko Gjuriqit.

Masat e reja të ndërmarra nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, po zbatohen edhe në komunat veriore të Kosovës.

“Për të mbrojtur qytetarët, duhet të merren masa të reja”, tha kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, në një konferencë për shtyp.

Kossev raporton se këto janë masa të Qeverisë të Kosovës të shpallura nga Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, një natë më parë dhe të miratuara nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Rakiq tutje u ka shpeguar masat e reja qytetarëve serbë, të cilat rregullojnë daljet e qytetarëve që kanë urgjencë, vetëm 90 minuta në ditë, sipas numrit të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

“Duke filluar këtë mëngjes, në ora 6 pasdite, qytetarëve u lejohet të lëvizin jashtë shtëpive të tyre deri në 90 minuta në ditë, sipas një orari të bazuar në numrin e parafundit në pjesën e prapme të kartës së identitetit të Kosovës. Orari do të ndryshohet çdo javë ose çdo dy deri në tre ditë, që do të përcaktohet më pas. Qytetarët do të informohen në kohën e duhur”, citohet të ketë thënë Rakiq. /Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]