fbpx

Goditet nga vetura një këmbësor në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 11:00 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]