fbpx

Gold Ag ndan videon e veçantë me Guerilin

nga Revista Kosovarja

Që prej ardhjes në jetë të së birit, Gold Ag ka ndarë shpeshherë momente me vogëlushin e tij në rrjete sociale.

Së fundmi, artisti ka publikuar një video ku shihet duke përqafuar Guerilin.

“Zoti im, fali pasardhës të gjithë atyre që kërkojnë prej teje.Ti je dëgjues i lutjes.”, ka shkruar ai.

https://www.instagram.com/p/CNQtakeDCVC/

Kujtojmë që Goldi u bë baba me 28 Nëntor. Lutjet e tij u dëgjuan pasi më parë ai është shprehur se do të dëshironte që i bir të vinte në jetë në të këtë të shënuar për shqiptarët. Ai u shpreh se do të kudjeset për të birin që të mos i mungojë asgjë, duke qenë se vetë është rritur pa baba.

“Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”, u shpreh pak kohë më parë Ariani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]