fbpx

Gold AG e viziton Rexhep Selimin në Hagë – Përmes poezisë rrëfen mesazhet që ia la

nga Revista Kosovarja

Artisti, Arian Agushi i njohur me nofkën Gold AG, njihet si një nga këngtarët patriot dhe po me të tilla mesazhe i ka edhe këngët e tij. Në tekstet e artistit shpesh herë gjejmë figura dhe motive patriotike, shkruan Kosovarja.

Gold AG njoftoi sot se ishte për vizitë tek ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi me të cilin ndau disa momente bisede. Por mesazhet e tij ai i gërshëtoi në formë të poezisë.

Pas një kohe prap u pamë
Po s’mujtëm kangës me ja thanë
E shtrënguam njëri tjetrin
Sikur vëllau me vëllanë.

A po munesh i thash vlla?
Qysh jon knej kta krejt vllaznia?
M’tha ma mire kurr s’jena kon
Se kem kalu edhe dit ma t’kqija.

Veç i gzum e i pa mërzitun
Takimi mallin shkrinë si dielli borën
N’syt e tij shifsha liri
E ai n’sytë e mi shifke Kosovën.

Si Xhafo Idrizi mu duk vetja
Kur i shkoj n’Paris Avnisë
O Avni o trimi Xhafos
T’fala ke prej krejt Shqipnisë.

Me emën t’Zotit tha do t’kthehem
Do t’kalon edhe kjo sprovë
Kjo punë hajr le t’jetë për neve
E shihem shpejtë o vlla n’Kosovë.

HAGË, 29 Qershor 2022

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi)

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]