fbpx

Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prizren

nga Revista Kosovarja

Një institucion mikrofinanciar në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, ishte cak i një grabitjeje gjatë ditës së djeshme.

Një person i maskuar dhe i armatosur ka marrë rreth 10 mijë euro para të gatshme, njofton Klankosova.tv.

“Rruga “Ahmet Prishtina”, Prizren 27.01.2023 – 15:16. Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]