fbpx

Grabitje e armatosur në Prishtinë – Policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se, policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

‘‘Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.

Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar’’, ka thënë policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]