fbpx

Grafitet në muret Tiranës: Mami, 1 Maji është i yti për gjellën që i gatuan babit

nga Revista Kosovarja

Platforma feministe ‘Shota’ në ditën e punëtorëve ka mbuluar muret e rrugëve të Tiranës me thirrje proteste për të gjitha gratë papuna.

Nëpërmjet një postimi në Facebook platforma ‘Shota’ ka theksuar se kjo protestë po bëhet për të gjitha gratë punëtore dhe të papuna, shfrytëzimi i të cilave mban një shtet e shoqëri të tërë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Muret e Tiranës sot shërbyen si thirrje proteste për të gjitha gratë punëtore dhe të papuna, mbi shfrytëzimin dhe punën e papaguar të të cilave, mbahet një shtet e shoqëri e tërë.

Në këtë sistem ekonomik shfrytëzues, patriarkalizmi shërben si patericë për thellimin e larmishmërisë së dhunës, nga familja deri në punë.

SHOTA qëndron në solidaritet me të gjitha gratë, nga skajet më të thella të vendit drejt qendrës.

Bashkë (edhe) për 1-Maj!/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/revistashota/posts/170273478311496

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]