fbpx

Granit Muhadini eksperti i ekonomisë që po bëhet formulë suksesi për bizneset ne Zvicër

nga Revista Kosovarja

Sot, kemi shqiptarë të suksesshëm gjithandej, të atillë që dijnë, duan e ja dalin falë vullnetit, shkollimit e punës së jashtëzakonshme.

Granit Muhadini, po e jeton historinë e tij të suksesit. I diplomuar si Ekspert Ekonomik HWD VSK, ai jetoj e punon Zvicër. Si themelues dhe drejtues i “Muhadini Commerce Trust”, ofron zgjidhje të specializuara për të mbështetur dhe fuqizuar bizneset, duke u udhëhequr nga motoja “Key to Success”. Kompania ndihmon ndërmarrjet në detyra administrative dhe organizative, ofron këshillim për zhvillimin e ideve dhe strategjive të marketingut, si dhe ndihmon në optimizimin dhe fitimin e klientëve të rinj. Gjithashtu, ofron shërbime në fushën e kontabilitetit dhe fiduciari për kompani të ndryshme, tregti ndërkombëtare me mallra të importuara dhe eksportuara të çdo lloji, si dhe menaxhim dhe zhvillim të faqeve të internetit për e-commerce dhe shërbime të tjera.

Ndër klientët e “Muhadini Commerce Trust”, përfshihen shumë kompani të ndryshme dhe të suksesshme nga sektorë të ndryshëm të tregut. Përveç kësaj, ndihmon në hapjen e shumë bizneseve të reja duke u siguruar që ato të kenë një bazë të fortë për një fillim të suksesshëm dhe të qëndrueshëm. Me një çasje strategjike dhe inovative, synoj t’u ofroj bizneseve çelësin drejt suksesit.

Kush është Granit Muhadini?

Granit Muhadini, si ekspert ekonomik i diplomuar HWD VSK, i është përkushtuar botës së biznesit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve. Përveç angazhimit profesional, ai është gjithashtu djalë, bashkëshort dhe baba me vlera, te cilat e formësojnë si në jetën private ashtu edhe në atë profesionale. Ambicioz, i përkushtuar dhe me durim për të arritur qëllimet, janë cilësitë që e karakterizojnë dhe e udhëheqin në çdo hap të rrugëtimit të tij të suksesshëm.

“Ideja për themelimin e kompanisë lindi pasi përfundova arsimin tim dhe ndihmova punëdhënësin tim të atëhershëm të katërfishonte të ardhurat e tij. Duke optimizuar çdo hap të tij, reduktova shpenzimet dhe krijova një strukturë të përshtatshme organizative dhe administrative. Kjo i mundësoi atij të fokusohej plotësisht në punën dhe investimet e tij, ndërsa unë menaxhoja të gjitha aspektet e tjera të biznesit. Pikërisht atëherë kuptova se këto aftësi mund t’i shndërroja në një mundësi sipërmarrëse dhe të ndihmoja edhe biznese të tjera të arrijnë suksesin”, thotë Graniti, duke shtuar se ka gëzuar mbështetje nga
shumë anë. “Në radhë të parë, nga babai dhe nëna ime, të cilët më kanë qëndruar gjithmonë pranë, si dhe nga bashkëshortja ime e dashur dhe motrat e mija të mrekullueshme. Një shtysë e madhe për mua ishte edhe djali im – momenti kur kuptova se ishte koha që jo vetëm të ndihmoja prindërit e mi dhe të bëja bashkëshorten time më të lumtur se kurrë më parë, por edhe të siguroja që djali im të mos e ndjente ndonjëherë mungesën e asaj që të tjerët e kishin lehtësisht të arritshme”.

Eksperti i ekonomisë me suksese të lakmueshme, që po rezulton formulë suksesi për shumë biznese, tregon se arritja e rezultateve të jashtëzakonshme për bizneset me të cilat ka punuar, është suksesi më i madh profesional që e konsideron. “Një nga momentet më të rëndësishme ishte kur ndihmova një kompani të katërfishonte të ardhurat e saj duke optimizuar proceset dhe ulur shpenzimet. Përveç kësaj, brenda vetëm dy muajsh kam hapur me sukses tetë kompani për klientët e mi, duke u siguruar që secila prej tyre të kishte një bazë të fortë për një fillim të mbarë. Një tjetër arritje e rëndësishme për mua ka qenë ndihma ndaj klientëve të cilët për vite nuk kishin mbajtur kontabilitetin e tyre, duke i nxjerrë nga situata të vështira dhe duke i rikthyer në rrugën e suksesit. Këto përvoja më kanë treguar fuqinë e përkushtimit dhe rëndësinë e ndihmës së duhur në momentin e duhur. Dua që “Muhadini Commerce Trust” të vazhdojë të ndihmojë bizneset jo vetëm në aspektin administrativ dhe financiar, por edhe në inovacion dhe zhvillim strategjik. Plani im është të zgjeroj gamën e shërbimeve, të krijoj partneritete të reja dhe të ndihmoj edhe më shumë ndërmarrje të reja të kenë një fillim të suksesshëm”.

E, përveç suksesit profesional, Graniti ka për synim të krijoj një ekuilibër të qëndrueshëm mes punës dhe jetës private, duke ndarë më shumë kohë me familjen dhe duke qenë një model frymëzimi për djalin e tij, për të cilin flet me shumë empati, duke shtuat se për të suksesi nuk matet vetëm me arritjet financiare, por edhe me ndikimin pozitiv që mund të ketë tek të tjerët.

“Përtej punës, jeta ime private është po aq e rëndësishme për mua. Jam një sportist i pasionuar dhe një adhurues i madh i makinave dhe motoçikletave – mund të them me plot bindje se kam “benzinë në gjak”. Më pëlqen të kaloj kohë me djalin tim, bashkëshorten dhe familjen time të dashur, sepse për mua, ata janë burimi kryesor i lumturisë dhe motivimit. Përveç familjes, një shtyllë e rëndësishme e jetës sime është Islami, i cili më udhëzon dhe më jep qetësi e forcë në çdo aspekt të jetës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]