fbpx

Granit Xhaka baba shembull, kohë të madhe iu kushton fëmijëve

nga Revista Kosovarja

 

Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai ka postuar një fotografi të ëmbël me vajzën e tij të vogël, duke e mbajtur të përqafuar në një mbajtëse për fëmijë.

I veshur me një xhup të trashë dhe një kapele, Xhaka duket i përqendruar në shëtitjen e tij, ndërsa vajza e tij buzëqesh e lumtur, e mbështjellë me ngrohtësi me një kapele rozë dhe veshje të përshtatshme për ditët e ftohta, shkruan “Kosovarja”

Ky moment i ngrohtë familjar ka marrë shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar këtë anë të butë dhe të përkushtuar të futbollistit. Pavarësisht angazhimeve në fushën e lojës, Xhaka tregon se familja mbetet prioriteti i tij kryesor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]