fbpx

Granit Xhaka e mban premtimin si baba, e feston golin e shënuar me një simbolikë dedikuar vajzës

nga Revista Kosovarja

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënur një gol në ndeshjen e zhvilluar mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës.

Në sy ra mënyra interesante se si shqiptari nga Kosova e festoi këtë gol të shënuar.

Ai u pa duke bërë një gjest me pesë gishta mbi hundën e tij kjo pasi ai është një simbol që vajza e tij e vogël e bën me të atin dhe në shenjë dedikimi, Graniti vendosi që ta festojë golin e tij në këtë mënyrë.

Ka qenë bashkëshortja e futbollistit, Leonita Lekaj, ajo e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale, ka shfaqur momentin kur vajza e tyre bën të njëjtin gjest si i ati i saj.

“Gol për Ayanan, ai e premtoi. Ne të duam ty babai më i mirë”, ka shkruar ajo në InstaStory.

Kujtojmë se ishte minuta e 18-të e ndeshje, kur Xhaka doli në rast të mirë para porte dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]