fbpx

Grenell humb zgjedhjet, Thaçi në Hagë, Agimi humb Podujevën, Kushtetuesja rrëzon Hotin

nga Revista Kosovarja

Ndryshime të shumta solli viti 2020 sa i përket skemës politike dhe institucionale në vend.

Dy herë brenda vitit Kosova pati qeverisje të reja, një koalicion në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, dhe së fundi një qeverisje ku koalicioni u lidh në mes LDK,AAK dhe Nismës Socialdemokrate.

Përpos kësaj, mbrëmë Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Analisti Armend Muja reagoi duke thënë se këtë vit Richard Grenell humbi zgjedhjet në SHBA, Hashim Thaçi shkoi në Hagë, Agim Veliu humbi Podujevën, Kushtetuesja rrëzoi Avdullah Hotin.Postimi i plotë:

House of Cards: Grenell humb zgjedhjet ne SHBA, Thaci ne Hage, Agimi humb Podujeven, Kushtetuesja rrezon Hotin. Te gjitha per 1 muaj. Te shohim cfare po ngjet edhe me Edi Ramen dhe Vucic. Sic ishte ajo fjala popullore ‘mundesh, po pastaj smundesh..’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]