fbpx

Grenelli pajtohet me Kurtin për të dënuar plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë

nga Revista Kosovarja

Ish i dërguari special i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë postimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me rastin e djeshëm në Shtërpcë.

Kurti dënoi sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë, të etnisë serbe, teksa ka përmendur edhe arrestimin e një personi në lidhje me ngjarjen.

E, përveç postimit të Kurtit, Grenell shpërndau edhe postimin e gazetarit Gani Jakupi, i cili tha se përkundër që Grenell, sipas tij “e rrëzoi Kurtin në vitin 2022, megjithatë ai e ruajti aftësinë për të qëndruar i arsyeshëm”.

Ndërsa, Grenell tha se “është gjithmonë e drejtë të dënohet dhuna”.

“Përderisa personalitetet tona mediatike nxtojnë të gjykojnë pa ditur detajet, Richard Grenell ka ripostuar reagimin e kryeministrit të Kosovës. Për ata që mund ta kenë harruar, ai rrëzoi Kurtin në vitin 2022 dhe sërish e ruajti aftësinë për të qëndruar i arsyeshëm. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë”, ka thënë Jakupi.

Ndryshe, ndaj incidentit të së premtes në Shtërpcë, ku janë plagosur dy të rinj, përveç kryeminsitrit Kurti, ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, ministra të kabinetit qeveritar dhe udhëheqës partishë politike në vend. Kanë reaguar edhe ambasadorë të misioneve diplomatike në Kosovë dhe BE-ja. Në të gjitha këto reagime është dënuar rasti dhe është kërkuar nga organet e drejtësisë që të ndriçohen rrethanat që sollën deri te incidenti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]