fbpx

Greva në arsim, Flocken pritet të takohet të mërkurën me Kurtin

nga Revista Kosovarja

Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ditë më parë përmes një lidhje online me SBASHK-un ka mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.

E për këtë ajo pritet që të mërkurën të vij në Kosovë, ndërsa pritet edhe një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Rrahman Jasharaj, nga Këshilli Grevist, në një prononcim për Telegrafin tha se të mërkurën pritet të ketë një takim drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Takimin na e ka konfirmuar vet Flocken nëpër mesazheve e telefonatave. Flocken është përfaqësuese e 11 milionë të të punësuarve të arsimit nga të gjitha vendet e Evropës, pjesë e së cilës jemi dhe ne. Ajo ka ndërprerë të gjitha angazhimet atje, për të na mbështet. Nesër do ta marrim vesh orën e saktë se kur do të takohen Flocken dhe Kurti”, ka thënë Jasharaj.

Ai po ashtu theksoi se ardhja e saj ka një mesazh të veçantë.

“Më në fund pas insistimit të sekretarisë dhe njerëzve në Bruksel, kryeministri Kurti ka pranuar të takohet me Flocken. Ardhja e saj ka një mesazh të veçantë”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe, ditë më parë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, kishte zhvilluar një komunikim online me drejtoreshën e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken.

Flocken kishte mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.

“Përcjellni përkrahjen time dhe të gjithë anëtarësisë së sindikatave të arsimit të Evropës për grevistët dhe Kryetarin e SBASHK-ut. Pasi ka marrë informacione ditore për grevën e përgjithshme në sektorin e arsimit dhe të shërbyesve civil dhe për presionet e deklaratat nxitëse të qeveritarëve, drejtorja e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ka zhvilluar takim nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe udhëheqës të tjerë të SBASHK-ut”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]