fbpx

Gruaja që u martua me një pemë: Kemi 3 vite bashkë dhe ende lidhje të fortë

nga Revista Kosovarja

Një nënë e dy fëmijëve e cila u martua me një pemë thotë se çifti është ende fortë i lidhur dhe po festojnë Krishtlindjet e tyre të treta së bashku.

Sipas mediave të huaja, Kate Cunningham, 37, e cila e ndryshoi mbiemrin e saj në Elder kur ajo dhe pema e moshuar u martuan në vitin 2019 në Sefton, Merseyside, thotë se dyshja janë “më të dashuruar se kurrë” këtë sezon festiv.

Nëna, e cila punon si kujdestare për djalin e saj autik krahas punës së saj mjedisore, e viziton pemën deri në pesë herë në javë dhe madje e ka zbukuruar atë për Krishtlindje.

Kate u martua me pemën tre vjet më parë në shenjë proteste kundër planeve për të ndërtuar një bypass nëpër parkun e saj lokal në atë kohë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]