71
Policia e Kosovës njoftoi se një grua në Prishtinë ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe ia ka marrë 300 euro.
Sipas Policisë i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitetet relevante.
“Prishtinë, 03.05.2022 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë 300 euro para. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë.