fbpx

Habiten banorët në një fshat të Vitisë, shfaqet gjallesa e rrallë

nga Revista Kosovarja

Një krijesë e rrallë është shfaqur sot në fshatin Zhiti të Vitisë, që ka quditur banorët.

Ata thonë se gjallesa është shumë e rrallë në këtë zonë dhe i ka frikësuar kur e kanë parë sot pranë rrugës kryesore.

Por sipas një kërkimi në internet, duket se kjo gjallesë është një lundërz euroaziatike (Lutra lutra), një gjitar gjysmë ujor, më i përhapur i nënfamiljes së lundërzave, që i përket familjes së mustelidëve dhe që haset pranë ujit, në lumenj e liqene, vazhdimisht në lëvizje.

Thuhet se lundërza banon në trupa të pandotur të ujit të ëmbël si liqene, përrenj dhe pellgje, për sa kohë që furnizimi me ushqim është i mjaftueshëm.

Lundërza euroaziatike është specia më e përhapur e vidrës, dhe është e përhapur në të gjithë Evropën.

Mësohet se kafsha është jo karakteristik për zonën në këtë fshat të Vitisë dhe është shfaqur në rrugën ku ndodhen edhe shtëpi banimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]