Hailey Bieber ka ndarë një moment të veçantë nga ky vit, duke postuar një foto emocionuese të vetes më ditën e djeshme.
Ajo shfaqet duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur në një foto bardh e zi, duke shprehur mirënjohjen e saj për vitin që po mbyllet e kalon.
Themeluesja e markës Rhodes, e cila në vitin 2024 mirëpriti fëmijën e saj të parë me Justin Bieber, shkroi në mbishkrim, “Faleminderit 2024 (emoji bebe)”, duke pasur parasysh përjetimin e këtij viti të rëndësishëm.
Çifti bëri publike lajmin e shtatzënisë në muajin maj gjatë një momenti emocionues në ceremoninë e rinovimit të betimit, ndërsa më 23 gusht të vitit 2024 ata mirëpritën djalin e tyre të quajtur Jack Blues Bieber.