fbpx

Hailey flet për momentet e trishta dhe të vështira të këtij viti dhe ato lidhen me Selenan

nga Revista Kosovarja

Hailey Bieber ditën e sotme ka bërë një rrëfim të shkurtër në Instagram duke zbuluar se 2023-ta i solli shumë vështirësi dhe momente të trishta.

Postimi dukej se lidhej me situatën me Selena Gomez ndonëse ajo vet nuk e saktësoi.

“Më pëlqen të bëj shaka për mënyrën se si ndihem sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj se po kaloj një periudhë të vështirë.

Por me të vërtetë që nga fillimi i vitit 2023, kam pasur disa nga momentet më të trishtuara, më të vështira që kam pasur ndonjëherë në jetën time dhe kam qenë e brishtë mendërisht dhe emocionalisht”, shkroi 26-vjeçarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]