fbpx

Hajnat futen në një shtëpi në Podujevë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Podujevë rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm.

Persona të panjohur janë futur të armatosur në një shtëpi tek vendi i quajtur “Çershijat e Llapashticës”.

Dëshmitarët tregojnë se të dyshuarit/hajnat e kanë rrahur pronarin e shtëpisë dhe kanë shtënë me kallash.

Hajnat, po ashtu, i kanë marrë veturën dhe e njëjta është gjetur e djegur në Lipjan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]