fbpx

Hajnat hyjnë në dy shkolla në Lipjan, policia jep detaje

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se hajnat kanë hyrë në dy shkolla në Lipjan.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin “Jeta e Re”.

“Ankuesja femër kosovare punëtore teknike në shkollë, ka raportuar se gjatë natës ishte thyer dera e shkollës, nuk është vërejtur se është vjedhur ndonjë gjë. Rasti është duke u hetuar”, njoftoj policia.

Ndërsa në rasti tjetër përmes kamerave përgjegjës i shkollës ka vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brenda në objekt shkollor.

“Ankuesi mashkull kosovar, përgjegjës i shkollës, ka raportuar se përmes kamerave të sigurisë është vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë brenda në objekt shkollor dhe ende nuk dihet se a është vjedhur diçka. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]