fbpx

Hajnat ushtrojnë dhunë mbi pronaren e shtëpisë, e lidhin dhe e rrahin që t’ia tregojë vendin e kasafortës

nga Revista Kosovarja

Tre të dyshuar kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut.

Të dyshuarit e kanë lidhur me lidhëse plastike pronaren e shtëpisë dhe e kanë rrahur, duke e detyruar të ua tregonte atyre vendin e kasafortës.

Me këtë rast hajnat e kanë marrë kasafortën edhe janë larguar në drejtim të panjohur.

GRABITJE

Fsh. Gjurgjedell, Kaqanik 02.01.2021-21:55. Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj , e kanë lidhur me lidhëse plastike, e kanë sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës së ftohte e kanë detyruar të tregon vendin e kasafortës. Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]