fbpx

Halil Kastrati feston 50-vjetorin por edhe ditëlindjen e djalit : “Të jem babai i Uwejsit është nderi më i madh i jetës sime”

nga Revista Kosovarja

Humanisti i njohur Halil Kastrati ka ndarë një mesazh prekës në ditën e tij të lindjes, duke zbuluar se sot është një ditë e veçantë për të jo vetëm për shkak të 50-vjetorit të tij, por edhe sepse djali i tij, Uwejsi, mbush 20 vjeç.

Në një postim emocional, Kastrati ka rrëfyer lidhjen e thellë që ka me të birin, i cili është me autizëm, duke theksuar se ndonëse Uwejsi nuk flet rrjedhshëm, ai komunikon me “gjuhën e zemrës”.

“Dy jetë të ndërlidhura thellë. Dy rrugë që ecin bashkë, çdo ditë, me sfida e bekime, me heshtje që flasin më shumë se fjalët, me përqafime që shërojnë shpirtin,” shkruan Kastrati.

Ai thekson se gjatë 20 viteve të fundit ka qenë nxënësi i djalit të tij, duke mësuar prej tij durimin, dashurinë pa kushte dhe pastërtinë shpirtërore. “Zoti më ka bekuar me ty, biri im. Dhe për këtë e falënderoj çdo ditë,” shprehet ai, ndërsa shton: “Sot nuk festoj vetëm një ditëlindje por festoj edhe dhuratën më të madhe që më është bërë ndonjëherë: të të kem ty pranë.”

No description available.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]