fbpx

Halil Matoshi për video-n e Vetëvendosjes: Spot i sponsorizuar nga idetë e projektuara në Beograd e Nish

nga Revista Kosovarja

Analisti Halil Matoshi, ka reaguar ndaj publikimit të video-s nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilën flitej “zi e terr” për partitë politike në vend dhe ish-liderët e Kosovës.

Kjo video sipas Matoshit është i sponsorizuar nga idetë e projektuara në Beograd e Nish, si dhe e financuar me taksat e qytetarëve të Kosovës.

Sipas Matoshit, në të u përdor doktrina e Beogradit “Të binden kosovarët se gjatë 20 –jetëve kishte veç shkatërrim”.

Postimi i plotë:

Doktrina e Beogradit: Të bindën kosovarët se gjatë 20-vjetëve kishte veç shkatërrim

1.

Milicitë sekrete serbe dhe ruse e kanë promovu ndër shqiptarë tezën se Kosova shtet âsht e pajetueshme, me elita zhvatëse e kriminale, thjesht shtet i dështuem.

2.

Spoti i Lëvizjës Vetëvendosje sot, âsht i sponsorizuem nga idetë e projektueme në Beograd e Nish dhe e finansueme me taksat e qytetarëve kosovarë!

https://www.facebook.com/watch/?v=3206135856326252

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]