fbpx

Halle, halle kjo dynja…

nga Revista Kosovarja

Shumë herë, lexuesit tanë na kanë shkruar për të ndarë hallet, shqetësimet apo përjetimet e tyre personale. Na kanë besuar historitë e tyre të jetës, dilemat familjare, dashuritë e vështira apo sfidat e përditshme. Kjo na ka treguar se “Kosovarja” nuk është thjesht një revistë, por është një vend ku njerëzit gjejnë një zë, një dëgjues, dhe ndonjëherë edhe një ngushëllim.

Për këtë arsye, kemi vendosur të hapim një rubrikë të re, pikërisht për ju: “Halle, halle kjo dynja”. Këtu do të publikojmë letra, rrëfime apo pyetje që lexuesit ndajnë me ne, gjithmonë me mirëkuptim dhe anonimat, nëse dëshironi.

Çfarëdo që të jetë: një ngërç në martesë, një përballje me paragjykimet, një vendim i vështirë që keni përpara apo thjesht një ngarkesë emocionale që s’doni ta mbani më për vete – na shkruani. Sepse ndonjëherë, edhe vetëm fakti që e ndan një hall, e bën më të lehtë për t’u përballuar.

Shkruani në adresat tona në Facebook, Instagram, apo ne [email protected] dhe rubrika e re do të jetë aty për ju, me mirëkuptim, empati dhe respekt.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]