fbpx

Hamza për LVV-në: S’kanë as program, i ikën ballafaqimit, nxitën urrejtje e na ofenduan neve dhe qytetarët

nga Revista Kosovarja

“Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje”, Bedri Hamza, ndërsa partisë së Albin Kurtit duket se do t’i duhet një koalicion për një mandat tjetër qeveritar.

Kandidati i PDK-së për kryeministër tha në një konferencë për media se kanë “dallime të mëdha” me LVV-në, ndërsa përmendi ofendimet e mbrëmshme. Partia që doli e para në zgjedhjet parlamentare, ai tha se ka nxitur urrejtje.

“Kemi dallime të mëdha. Ata duan pushtet absolut. Nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot televizive për debate. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë, e përmes kësaj edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”.

Prandaj, ai tha se kanë “detyrim dhe përgjegjësi” që t’ua japin qytetarëve “qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar”.

“Si partia e dytë më e madhe, ne do t’i marrim hapat e nevojshëm në kohën e duhur për ta zbatuar vullnetin e shumicës së votuesve. Ne do të punojmë që t’ua japim qytetarëve qeverinë për të cilën ka votuar shumica”, paralajmëroi Hamza.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]