Momentalisht janë një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura, jo vetëm në mediat turke, por edhe ato shqiptare.
Ka kohë që është duke u përfolur një lidhje e mundshme mes Hande Erçel dhe Kerem Bursin.
Edhe pse dyshja kanë mohuar këto lajme, duket se tani nuk kanë nga të ‘ikin’, pasi ata kanë nisur pushimet në Maldives dhe nuk i lënë anash dedikimet emocionale ndaj njëri tjetrit.
“Një pamje e bukur, në një vend të bukur me një grua të bukur”-ka shkruar Kerem ku ka fotografuar Handen.
Po ashtu edhe Hande ka postuar një foto të Keremit duke shkruar: “Dhe ti”.