166
Hande Erçel ka kaluar një periudhë të vështirë së fundmi pasi mbesa e saj u diagnostikua me kancer dhe ky lajm i shqetësoi fansat e aktores turke.
Pasi lajmi u përhap në media, motra e Handes, Gamze bëri të ditur se vogëlushja po trajtohet.
Dy motrat ishin dje për drekë në qytet dhe u ndaluan nga gazetarët.
Sigurisht që pyetjet ishin mbi Mavin, mbesën e Handes dhe aktorja dha një lajm të mirë.
“Është mirë, gjendja e saj po përmirësohet”, tha Hande e më pas u largua me motrën e saj me makinë duke mos dhënë më shumë detaje.