fbpx

Hapet qendra e re ekskluzive e bukurisë dhe estetikes, “Rosali’e beauty”

nga Revista Kosovarja

“Rosali’e beauty”, është qendra e re e bukurisë me shërbime profesionale nga dora e profesionisteve të dëshmuara në fushën e së bukurës.

Dy motrat Elvana Sinani – lash and microblading artist dhe Elma Sinani – make up artist, i kanë prerë shiritin një nga qendrave më moderne më vend.

Dikur ato punonin nën firmen “Elvana Lashes”, ndërkaq tani kanë ndryshar emër, lokacion dhe gamë të shërbimeve.

“Rosali’e beauty” ofron shërbime profesionale si make-up,stilim të flokëve, mbjellje të qerpikëve, formësim të vetullave, depilim dhe mbjellje të thonjëve ku përfshihen edhe tretmane të ndryshme.

Motrat e nisën këtë profesion nga dëshira e madhe për punë dhe për të qenë femra të pavarura, andaj edhe e nisën biznesin në një moshë mjaftë të re. Sot, ato gëzojnë një klientelë të gjërë që nuk i ndërron me asgjë, e kjo falë punës profesionale dhe efikase që bëjnë.

“Rosali’e beauty” tashmë gjendet tek rruga C-në Prishtinë.” Dhe risitë në qendren e re janë të shumta, duke nisur nga ambienti i madh dhe shërbimet shtesë. Të gjjtha produktet që përdoren janë 100 përqind orogjinale dhe më cilësoret në vend.

Femrat të cilat janë nëna, apo kanë angazhime të tjera shtesë, nuk kanë nevojë të shkojnë sa në një vend sa në një tjetër, pasi do ti marrin të gjjtha shërbimet në një vend.

“Rosali’e beauty” vendi i bukurisë së përkryer.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]