fbpx

Heidi Lushtaku dërgon djalin për herë të parë për ta ndjekur ndeshjen e të atit nga afër

nga Revista Kosovarja

Bukuroshja shqiptare, Heidi Lushtaku – Demiral, të dielën mbrëma ka qenë e pranishme në Gewiss Stadium në Bergamo të Italisë për ta përcjellë partnerin e saj, Merih Demiral.

Mbrojtësi turk luan për ekipin italian, Atalanta, që këtë fundjavë luajti përballë Milanin dhe u ndanë baras (1-1).

24-vjeçari kishte një arsye më shumë për të lënë përshtypje, duke qenë se në tribuna ndodhej bashkëshortja e tij dhe djali i çiftit, të cilin modelja e kishte marrë për herë të parë për ta mbështetur babanë.

Heidi i ka shpërndarë disa fotografi dhe video nga prania e saj dhe të birit në stadiumin e Atalantas.

“Për herë të parë, vogëlushi duke e mbështetur babanë. Kais Omer ishte i impresionuar nga energjia e stadiumit mbrëmë”, ka shkruar 32-vjeçarja.

Në fund të ndeshjes, Demiral është shfaqur me djalin e tij në stadium duke i përshëndetur tifozët.

Heidi Lushtaku dhe Merih Demiral u bënë prindër në prill të këtij, viti ndërsa njoftimin për ardhjen në jetë të djalit e bënë një muaj më pas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]