fbpx

Hezbollahu shenjestron një qendër ushtarake izraelite

nga Revista Kosovarja

Katër ushtarë izraelitë kanë mbetur të vrarë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me dron nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izraelin verior.

Sulmi ndodhi në një bazë ushtarake në Binyamina, në jug të Haifës dhe vjen pas disa paralajmërimeve nga Hezbollahu se sulmet do të përshkallëzoheshin. Menjëherë pas sulmit, sirenat u ndezën në të gjithë Izraelin. Grupi tha se kishte shënjestruar kampin në Izraelin verior duke përdorur një numër të madh dronësh. Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, për të cilin tha se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, e cila është e vendosur midis Tel Avivit dhe Haifës.

Nga ana tjetër disa persona mbetën të vrarë dhe mbi 70 të tjerë u plagosën pasi sulmet izraelite bombarduan një kamp me tenda ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në mjediset e Spitalit të Martirëve Al-Aksa në Deir el-Balah. Numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të kërkojnë për të mbijetuar.

Avionët izraelitë shënjestruan palestinezët që ishin zhvendosur brenda spitalit Al-Aksa në qytetin qendror të Rripit të Gazës, ku një milion njerëz ishin strehuar. Ushtria izraelite tha se goditi militantët që vepronin nga një qendër komanduese brenda kompleksit.

Zyrtarët palestinezë dhe të Kombeve të Bashkuara thonë se nuk ka zona të sigurta në Gaza. Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësime për mungesat e mëdha të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve mjekësore në Gazën veriore. Përshkallëzimi në Gazën veriore vjen së bashku me një fushatë tokësore në Libanin jugor kundër Hezbollahut.

Klan News

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]